Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“Mbylljani derën dhe dritaren Ramës”, thirrja e Bashës nga Pogradeci: Votoni numrin 9 për t’i hapur Shqipërisë portën e Europës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme një takim me elektoratin e PD-së në qytetin e Pogradecit.

Ai u kërkoi votën qytetaërve të Pogradecit, duke premtuar se me ardhjen  e PD në pushtet, shqiptarëve do t’u hapet porta e mbyllur e Europës, duke shtuar se do të bëjnë të mundur hapjen e negociatave me Shqipërinë. 

Sipas Bashës e diela e 25 prillit sipas tij do të jetë, dita e fitores më të madhe që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

“E diela është dita e fitores më të madhe që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Dita e shqiptarëve dita e ndryshimit dhe  e fitores. Nga Durrësi në Tiranë, nga Gjirokastra në Tropojë, anë e mbanë, zemrat janë mbushur me gëzim për të bërë këtë të dielë ditën kur Shqipëria do të fitojë. Për 8 vite nuk i keni ndjerë të mirat e punës suaj. Mbylljani derën dhe dritaren Edi Ramës, hapini zemrat tuaja, çlironi gëzimin e fitores së madhe sepse Shqipëria nuk është e Edi Ramës, ky është vendi ynë, Pogradeci i pogradecarëve. Ne së bashku do të punojmë që pasuritë dhe bekimet e Shqipërisë t’i gëzojë çdo shqiptar. Ky është  vendi ynë, le të marrim në dorë fatin tonë. Le të votojmë numrin 9 për të hapur portën e mbyllur të Europës, për të bërë të mundur hapjen e negociatave me BE. Votoni numrin 9, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha nga Pogradeci.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img