‘Mbyllja e shkollave reflektim i qeverisë’, Basha: S’jam këtu të marr merita, por Rama s’ka plan. Masat e marra janë gjysmake

Publikuar tek: politike, më 19:21 25-11-2020 ‘Mbyllja e shkollave reflektim i qeverisë’, Basha: S’jam këtu të marr merita, por Rama s’ka plan. Masat e marra janë gjysmake Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një komunikim për mediat, pas takimit me kryetarin e Komunës Dibër e Madhe (Maqedonia e Veriut), Hekuran Duka.

Duke falenderuar këtë fundit dhe me premtimin se projekte të reja do të vihen në funksion së shpejti, Basha ka folur dhe për situatën aktuale të pandemisë, dhe vendimin e MSH për të bërë një mbyllje të pjesshme të shkollave.

I pyetur nga gazetari nëse ky vendim (i vonuar sipas Bashës) është marrë si rezultat i një reflektimi pas denoncimit të PD, Basha tha se nuk dëshiron të marrë merita, por që qeveria të zbatojë këshillat e PD, në mënyrë që të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish.

Pyetje: Nuk mund ta shohim vendimin e MSH për mbyllje të pjesshmë të shkollave si reflektim pas denoncimit tuaj?

Basha: E mirëpres çdo lloj reflektimi, por nuk jam këtu që të marr merita. Jam këtu për të kontribuuar që të shpëtojmë sa më shumë jetë.

Pyetje: Si e gjykoni ju vendimin për mbylljen e pjesshme të shkollave?

Basha: Nuk marr përsipër të them atë që duhet të thonë ekspertët. Rama nuk ka plan, dhe pandemia nuk luftohet pa plan. Duhen testime, shtimi i personelit mjekësor dhe pjesa e tretë është ekonomia. Pasi është rritur kosto e jetës. Masat që ka marrë qeveria janë gjysmake, janë kuturru. Thirrja ime ndaj qeverisë ka qenë që të marrë masa një orë e më parë. Dua s’dua unë është njeriu që merr vendimet për shqiptarët sot. Refuzimi dhe tallja ka qenë përgjigja e vetme. Sa jetë do ishin shpëtuar nëse do ishin marrë masat që kemi këshilluar që nga fillimi? Ata s’kanë plan.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllja e shkollave, reagon Basha: Rama dje tha se nuk ishin burim infektimi, e ka humbur kontrollin e pandemisë
»
Article Logic
Execution time: 0.012000799179077
array(1) { ["section"]=> string(126) "mbyllja-e-shkollave-reflektim-i-qeverise-basha-s-jam-ketu-te-marr-merita-por-rama-s-ka-plan-masat-e-marra-jane-gjysmake-229113" }