Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Mbyllja e shkollave për 3 ditë, PD: Kush do kujdeset për fëmijët kur të dy prindërit janë në punë?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të mbyllur tre ditë shkollat, për shkak të motit të ftohtë që po përballet vendi ynë.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë në një reagim për media, se vendimi i Ministres së Arsimit është gjysmak, pasi nuk shoqërohet me vendime të tjera.

Një prej problemeve që krijohet nga kjo situatë është pamundësia për t’u kujdesur për fëmijët, kur të dy prindërit janë në punë.

Reagimi i Zhupës:

Vendimet gjysmake te Ministres se Arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptarë!

Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përvec se nxorri në pah dështimin në krijimin e kushteve mininale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit.

Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë.

Vendime të tilla kur merrren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese. Sic është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi!

Ministria e arsimit duhet të reagoj menjëherë dhe ti kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla.

Më shumë


spot_img








spot_img