Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Mbyllja e kopshtit dhe gjimnazit “Mehmet Akif” në Tiranë, vendimi i qeverisë shqiptare pas kërkesës së Erdogan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria Shqiptare ka vendosur këtë të enjte që të mbyllë gjimnazin “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë. Vendimi është publikuar sot dhe gjimnazi turk në Shqipëri duhet të pajisë nxënësit me dokumentacionin e nevojshëm që ata të transferohen në institucione të tjera arsimore.

“Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i licencuar me vendimin nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, për nivelin e arsimit të mesëm të lartë, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Lexo edhe: Qeveria mbyll gjimnazin “MEHMET AKIF” në Tiranë: Të gjithë nxënësit të transferohen në shkollat e tjera (VENDIMI)

Po ashtu, sot Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyllë kopshtin privat “Zubeyde Hanim”, pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal”, ndërsa institucioni hedh akuza ndaj qeverisë për këtë vendim që e quan të padrejtë, shkruan newsbomb.al.

Pas 24 vitesh aktivitet në Shqipëri, institucioni, në një letër drejtuar prindërve ku i njofton për vendimin e marrë, thotë se i është mohuar vazhdimisht kërkesa për ndërrimin e adresës.

Kujtojmë se shoqëria Turgut Ozal është financuar nga filantropi Fethullah Gylen, i cili jeton në ekzil në SHBA. Ai njihet për armiqësinë e tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ndërsa ky i fundit e ka bërë fajtor për grushtin e shtetit në vitin 2016. Erdogan, vazhdimisht i ka bërë presion qeverisë shqiptare për mbylljen e institucioneve të tij në Shqipëri, si dhe ka kërkuar ekstradimin e atyre që i cilëson si “gylenistë”.

Lexo edhe: Mbyllet kopshti i Turgut Ozal, institucioni akuza Ministrisë së Arsimit

Në janar të vitit 2022, presidenti turk Erdogan zhvilloi një vizitë një ditore në Shqipëri dhe i kërkoi Edi Ramës që qeveria e drejtuar prej tij, të ndërmarrë hapa më të shpejtë për t’u ndarë nga prania e çdo institucioni të organizatës FETO në Shqipëri.

“Fakti që FETO ende gjen vend në vendin tonë mik, e dëmton shumë vendin tonë, në periudhën përpara të merren hapa më të shpejta kundër Fetos në Shqipëri”, tha Erdogan në atë kohë, raporton newsbomb.al.

Ai e kushtëzoi vizitën e ardhshme me goditjen e elementeve të kësaj organizate. “Çështjen e FETO-s e shohim si parakusht të vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen”, tha Erdogan.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img