Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif”, Kushi: Pronarët shkelën ligjin për qëllime fitimi dhe tani bëjnë viktimën në medie, garantojmë nxënësit…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, shpjegoi edhe njëherë në senacën e sotme plenare mbylljen e kolegjt turk “Mehmet Akif”.

Ajo përsëriti se shkolla u mbyll sepse ishte në kundërshtim me ligjin, pasi pronarët kishin shitur godinën e mëparshme për qëllime fitimi dhe  nxnësit i ksihinn dërguar në një godinë tjetër, pa bërë verfikime.

Në fjalën e saj, ajo i garantoi nxënsit dhe prindërit se ministria po bën maksimunin për të akomoduar këta nxënës në shkolla të tjera të sigurta. Sipas Kushit pronarët e shkollës dalin në media e bëjnë si viktima edhe pse kanë detyrime para nxënësve që i lanë në mes të rrugës.

Kushi: Do ta nis nga mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif”. Mendova se zonja Bakiu e kishte seriozisht dhe mirë do të ishte që të ishte këtu në sallë. E kuptova që nuk e ka patur seriozisht se nuk i ka lexuar faktet. Por jam e detyruar që të jap disa shpjegime, nuk kam folur shpesh në medie se është një çështje ligjore, adminstrative dhe nuk duhet që të marrë përmasa politike. Po jap disa sqarime për opinion publik:

Së pari për nxënësit, mësuesit e prindërit. Të vetmit që i mirëkuptoj në këtë histori janë nxënësit dhe prindërit, pasi janë mësuar, familjarizuar dhe e kanë të vështirë të lëvizin drejt një shkolle tjetër. Dua që t’i garantoj të gjithë nxënësit dhe prindërit që ne po bëjmë maksimumin dhe do t’i ofrojmë të gjitha mundësitë për t’i akomoduar dhe përshtatur ata në shkolla, qoftë pranë vendbanimit të tyre, apo sipas preferencave  që kanë.

Ata që nuk u mirëkuptoj aspak, janë ata politikanë që duan të bëjnë protagonizëm dhe që bëjnë ekspertin në çdo fushë, që nuk lexojnë as faktet, as ligjin, por bëjnë gjithcka në interes të partisë së tyre. Kanë shitur godinën për arsye fitimi dhe i kanë marrë nxënësit e i kanë çuar në institucion tjetër pa bërë verifikimet përkatëse. Për këtë shkelje, ligji parashikon heqjen e licencës. Si mund t’u dilni ju në mbrojtje shkelësve të ligjit?  Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit dhe ta respektojmë në mënyrë të barabartë. Në fund dy fjalë për pronarët e shkollës: keqardhje që jashtë kamerave e pranojnë që kanë shkelur ligjin, por që kërkojnë zgjidhje.

Më shumë




spot_img








spot_img