Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Mbylli sytë përgjithmonë , kjo ishte dëshira e fundit e legjendës së muzikës greke

Shkruar nga Newsbomb
Mbylli sytë përgjithmonë , kjo ishte dëshira e fundit e

Legjenda e muzikës greke, Vassilis Karras, u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme. Sipas asaj që u bë me dije ditën e djeshme nga mediat greke këngëtari shumë i dashur për të gjithë përgjatë ditëve të fundit ishte shtruar në reaminacion pasi ishte infektuar me Covid-19.  Si pasojë gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, duke dhënë frymën e fundit në orën 17:00 të së dielës, si pasojë e një goditje në tru.

Ndërkohë dëshira e fundit e Karras ka qenë që të varroset në vendlindjen e tij, Kokkinohori Kavala, në një vend ku këngëtari përgjatë gjithë këtyre viteve ka kontribuar shumë.

LEXO EDHE: Ndahet nga jeta këngëtari grek Vassilis Karras

Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës, ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik. Në vitin 1969, në moshën 16-vjeçare, ai bëri daljen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Njëkohësisht punonte si automekanik, dashuria e tij e dytë e madhe pas këngës. Ai kishte punuar edhe në motorrin e OSE-së në Selanik, fakt që pasqyrohet në këngën e tij “Ego agapi mou, ego”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese