Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Mbylli profilin e Donald Trump, Twitter-it i bien aksionet në bursë me 2.5 miliardë dollarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8a99a7d0bb2ca20a4c6d1416d562a86c

Mbyllja e profilit “Twitter” të presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dhënë efekt të keq tek gjiganti i rrjetit social.  

Aksionet e saj kanë rënë afërsisht me 7%, ose e thënë ndryshe rreth 2.5 miliardë dollarë në vlerën e tregut.

Çmimi i aksioneve në Twitter u ul më shumë se ai i Facebook, i cili pa rreth 3 për qind zbritje nga një ditë më parë.

Facebook javën e kaluar gjithashtu bëri përpjekjet e tij më të mëdha kundër presidentit, duke pezulluar llogarinë e tij për një kohë të pacaktuar, të paktën deri në Presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Goditja financiare në Twitter erdhi në ditën e parë pasi platforma e mediave sociale tha se mbylli llogarinë e presidentit sepse postimet e tij paraqesin “rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

Lëvizjet nga gjigantët e teknologjisë për të frenuar prezencën e mediave sociale të Trump u nxitën nga trazirat vdekjeprurëse të së mërkurës në Kapitol, kur një turmë mbështetësish të republikanit sulmuan ndërtesën ndërsa Kongresi po vërtetonte fitoren e Biden në zgjedhje.

Trump ka përdorur mediat sociale për të përhapur në mënyrë të përsëritur dezinformimin e zgjedhjeve, duke bërë pretendime të rreme rreth mashtrimit të gjerë të votuesve dhe zgjedhjeve të manipuluara.

Më shumë

spot_img
spot_img