Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Mbyllet tenderi për ‘Tunelin e Llogarasë’, marrin pjesë 6 kompani, 2 janë të huaja

spot_img

Lajme të ngjashëm

eca82ccfb4d98094c3fba02100b488c7

Përfundon gara për “Tunelin e Llogarasë”. Afati për dorëzimin e kërkesave nga operatorët ekonomikë të interesuar, për ndërtimin e kësaj vepre të rendësishme infrastrukturore, ka përfunduar sot, më 1 mars.

Interesi për këtë projekt të rëndësishëm për jugun ka qenë i lartë dhe në garë kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë. Nga informacionet e para rezulton se janë 4 shoqëri të huaja dhe 2 shqiptare.

Shoqëria me vlerën më të ulët është Gjoka Konstruksion sh.a., e cila ka marrë pjesë me një fond rreth 14 miliardë lekë të reja, rreth 5 miliardë lekë më pak se fondi limit prej 19 miliardë lekë. Thënë ndryshe, oferta e Gjoka Konstruksion sh.a ka qenë rreth 25% më ulët se fondi limit.

Ndërkohë, ka patur edhe një ofertë me vlerë 19 miliardë lekë, sa fondi limit, e dorëzuar nga shoqëria Limak nga Turqia.

“Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë), me numër Ref-81916-12-11-2020, është trumbetuar nga qeveria Rama si një ndër akset dhe investimet më të rëndësishme për bregdetin jugor të Shqipërisë.

Më shumë

spot_img