Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Mbyllet “Shkodra”, PS merr 3 mandate, Ilir Beqaj nuk thyen dot herësin dhe mbetet jashtë Parlamentit; Te PD “digjen” Bardh Spahia e Nard Ndoka

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qarku i Shkodrës ka mbyllur mëngjesin e sotëm procesin e numërimit të votave preferenciale për secilin kandidatë të gjithë partive që garuan në 25 prill.

Partia Socialiste ka arritur të marrë tre mandate, duke shkuar me tre deputetë në Parlamentin e ri; Paulin Sterkaj, Benet Beci dhe Edona Bilali, ndërsa jashtë listës ka mbetur ish-ministri Ilir Beqaj. Ky i fundit ka marrë vetëm 3.920 vota, duke mos arritur të thyer herësin.

Ndërkohë, nga Partia Demokratike kanë arritur të sigurojnë mandatin Helidon Bushati, Zef Hila, Ramadan Likaj, Greta Bardeli dhe Emilja Koliqi, ndërsa kanë mbetur jashtë vijës së kuqe Bardh Spahia e Nard Ndoka, të cilët po ashtu nuk kanë thyer dot herësin.

Dy mandate në këtë qark i ka marrë PSD, Tom Doshi dhe Gledis Çeliku, si dhe Agron Çela nga LSI-ja.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img