Hapësire reklamuese


Politikë

Mbyllet protesta, Berisha: Jam më i fortë se kurrë! Rama do përfundojë si Enver Hoxha

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet protesta, Berisha: Jam më i fortë se kurrë! Rama do

Ish-kryeministri Sali Berisha nga selia e Partisë Demokratike ka mbyllur protestën e kësaj të enjte e cila nisi rreth orës 09:00. Teksa falenderoi të gjithë qytetarët të cilët ishin të pranishëm, Berisha u siguroi atyre se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në krye të qeverisë nuk do të jetë dhe për shumë kohë.

Më tej ai theksoi se çdo vendim i marrë ndaj tij është ilegjitim dhe se ndonëse është pa imunitet, pasi Kuvendi ia hoqi me 75 vota pro, tha se është më i fortë dhe i vendosur se asnjëherë më parë.

“Të them jam më i fortë se kurrë. Jam më i fortë se kurrë jam më i vendosur se kurrë. Dhe unë i garantoj se kjo kauzë e drejtë do të triumfojë. Se forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë nuk ka dhe nuk do të ketë. Se kjo bandë që qëndron në pushtet me lidhjet e krimit të drogës dhe vjedhjeve të shqiptarëve do ti ketë kohërat e numëruara. Edi Rama do përfundojë is stëergjyshi i itj, si gjyshi i tij Enver Hoxha në kalendat e historisë.

LEXO EDHE: I hiqet imuniteti Sali Berishës, Kuvendi i hap rrugën SPAK për ta arrestuar

Ka të gjithë energjinë për të mborjtur të gjitha velerat e demokracisë, shtetin ligjor.  Tani edhe njëherë gjithçka është marrën ndaj meje është iligjitime dhe kjo nuk ka asnjë diskutim, vendimet nga alfa te omega janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi të cdo ligji të këtij vendi edhe njëherë ju falenderoj përpraninë tuaj dhe mirupafshim. Fitore fitore fitore”, tha Berisha.

LEXO EDHE: Kuvendi e la në duart e SPAK, protestuesit: O Berishë, të marrshim të këqijat

Me 75 vota pro Kuvendi i Shqipërisë i hoqi sot imunitetin e deputetit, ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë SPAK-ut për arrestimin e tij lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese