Komisioni zgjedhor i Partisë Demokratike ka mbyllur procesin e votimit për kryetarin e ri të kësaj force politike, duke shpallur zyrtarisht fitues Lulzim Bashën.
Kryetari i këtij komisioni, Jemin Gjana bëri me dije numrin e votave për çdo kandidat, nga pak më shumë se 41 mijë anëtarë.
Deklarata e Jemin Gjanës:
Komisioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar, kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve në të gjithë vendin. Në prani të komisionit janë hapur një e nga një kutitë. Nga procesverbalet në kuti rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë, në të gjitha ato raste kur kandidatët kanë patur atje përfaqësim
Bazuar në të dhënat e procesverbaleve zyrtare:
Nga 75 mijë anëtarë, kanë votuar 41097, vota të pavlefshme 413.
Fatbardh Kadilli: 781
Edit Harxhi: 983
Agron Shehaj: 6038
Lulzim Basha: 32882
Bazuar në këto të dhëna, Komision i zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD-së zotin Lulzim Basha.
