Hapësire reklamuese

Politikë

Mbyllet procesi i votimit, Soreca: Nesër OSBE/ODIHR do të japë vlerësimin mbi Shqipërinë, kandidatët të respektojnë rezultatin

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet procesi i votimit, Soreca: Nesër OSBE/ODIHR do të japë

Ambasadori i Bashikimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca e ka mbyllur turin e tij të vëzhgimit të procesit zgjedhor pranë “Liceut Artistik” në Tiranë.

Në një komunikim për mediat, Soreca ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në votim ka qenë tepër e lartë dhe pavarësisht disa incidenteve të vogla gjithçka ka vijuar normalisht.

Soreca shtoi se të gjitha materialet e mbledhura ditën e sotme nga ekipi i vëzhguesve të BE do ti dorëzohen OSBE/ODIHR të cilët më pas do të bëjnë vlerësimin e këtij procesi në Shqipëri.

“Ka qenë një ditë e gjatë e cila ka nisur në orën 7 në Tiranë dhe pas një punë e të gjatë do të përfundojë tani në Tiranë në orën 7. Ne kemi qenë  në Tiranë, Peqin, Elbasan, Kavajë, Durrës. Përveç disa problemeve që janë hasur në aparatet për idnetifikimin biometrik ajo që kemi parë ne administrate zgjedhore ka funksionuar mirë dhe pa probleme. Ekipet tona të BE që po vëzhgojnë zgjehdjet do të bëjnë pikërisht atë gjë që po bëj dhe unë këtu do të vijojnë të vëzhgojnë mbylljen e procesit të votimit. Ajo që do të bëjmë ne të gjithë informacionin që kemi mbledhur do tja kalojmë misionit të OSBE/ODIHR të cilët nesër pas drekës do të bëjnë vlerësimin për këto zgjedhje. Sigurisht mbyllja e votimit dhe qëndrave, dërgimi i materialeve zgjedhore është vetëm fillimi i fundit. Ajo që do të bëjmë ne do të lejojmë komisionet e qeëndrave të votimit për mbylljen e procesit. Ne do të vazhdojmë punën, do ta ndjekim procesin e numërimit deri nesër në mëngjes, deri të kemi rezultat. Unë nuk do të jap ndonjë vlerësim të gjërave që kemi parë sepse do të jetë OSBE ODIHR i cili do të japë vlerësimin nesër në drekë. Dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të punojmë më pas për Shqipërinë. Nga ajo që kam parë ka qenë një pjesëmarrje vërtet e madhe dhe mua përsonalisht më është dukur se zgjedhësit shqiptarë e kanë kuptuar që kjo ka qenë një ditë mjaft e rëndësishme për Shqipërinë”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu