Hapësire reklamuese

Politikë

Mbyllet procesi i votimit për kryetarin e ri në PD, akuza të shumta nga kandidatët, nesër shpallet fituesi

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet procesi i votimit për kryetarin e ri në PD, akuza të

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit për kryeatrin e ri të Partisë Demokratike. Rreth 75 mijë anëtarë të PD-së i janë drejtuar qendrave të votimit ditën e sotme.

Në garë për kryetarin e ri të partisë ishin Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana, deri në orën 17: 00 në kutitë e votimit kishin shkuar rreth 33 mijë anëtarë.

Por procesi i votimit nuk ka qenë i qetë, pasi kandidatët që garojnë përbalë Bashës kanë akuzuar strukturat e partisë se kanë hequr nga lista e votuesve një numër të madh anëtarësh, duke u hequr të drejtën e votës.

Numërimi i votave pritet të fillojë më vonë, ndërkohë që rezultati përfundimtar do të dalë ditën e nesërme.

LEXO EDHE: SKANDALI në PD/ Kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit dhe ish-deputetja nuk gjejnë emrat në listën e votuesve dhe nuk lejohen të votojnë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll