Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Mbyllet paqësisht protesta, qytetarët “i lënë afat” Ramës: Shkarko Çuçin dhe Kumbaron deri të hënën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ëshët mbyllur pa incidente protesta për vdekjen e 7-vjeçares që u përplas nga skafi dy ditë më parë në breg të detit në Himarë.

Protestuesit janë mbledhur fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë e Presidencës.

Në shkallët e Kryeministrisë janë ndezur qirinj në shenjë homazhi për vdekjen e Jonadës 7-vjeçare, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga punonjësi i policisë Arjan Tase.

Gjatë gjithë kohëzgjatjes së protestës, pjesë e saj kanë qenë edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Në përfundim, qytetarët i kanë lënë kohë kryeministrit Edi Rama deri të hënën për shkarkimin e dy ministrave që i cilësojnë si përgjegjës për ngjarjen e rëndë.

“Të dashur qytetarë kemi një ultimatum për Kryeministrin nëse deri të hënën nuk shkarkon përgjegjësit e vrasjes së Jonadës, Çuçin, Kumbaron drejtorin e policisë do të vijojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu, do të kërkojmë drejtësinë deri në fund”, tha e afërmja e familjes së vajzës që humbi jetën në Himarë”, janë shprehur protestuesit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img