Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se emisioni “Oktapodi” në Vizion Plus, i cili moderohet nga Turjan Hyska nuk do të transmetohet më. Mediat shkruajnë se puntata e fundit e emisionit do të jetë më 16 mars.
Ndërsa lidhur me këtë reagoi Turi. Ky i fundit me anë të një postimi në Instgram ka lënë të kuptohet se emisioni do të vazhdojë.
“Këtë emision e prezantoj unë në Vizion Plus”, është shprehur moderatori, teksa ka publikuar një video të emisionit që drejton.