Hapësire reklamuese

Politikë

Mbyllet numërimi i votave, shpallen fituesit e degës së PD në Mirditë dhe Peqin (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet numërimi i votave, shpallen fituesit e degës së PD

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kreut të degës së PD-së në Mirditë. Albert Melyshi është shpallur fitues pasi ka marrë shumicën e votave.

Procesi i numërimit është mbyllur gjithashtu dhe në degën e Peqinit, ku Komisioni i Rithemelimit njofton se fitues është shpallur Mustafa Pashja me 50.6  % të votave.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet z. Mustafa Pashja me 50.6  % të votave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu