Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kreut të degës së PD-së në Mirditë. Albert Melyshi është shpallur fitues pasi ka marrë shumicën e votave.
Procesi i numërimit është mbyllur gjithashtu dhe në degën e Peqinit, ku Komisioni i Rithemelimit njofton se fitues është shpallur Mustafa Pashja me 50.6 % të votave.
Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet z. Mustafa Pashja me 50.6 % të votave.