Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Mbyllet një tjetër “shtëpi bari” në Britani, pranga dy të rinjve shqiptarë ‘që s’dinin mirë anglisht’

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet një tjetër “shtëpi bari” në Britani,

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni policor në Northampton pasi u kapën në një banesë të përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Klodjan Deda dhe 22-vjeçarin Marsel Salla të cilët janë paraqitur sot para gjykatës britanike për t’i njohur me masën e dënimit.

Pala mbrojtëse ka argumentuar se të rinjtë shqiptarë janë pjesë e asaj vale të emigrantëve të dëshpëruar që gënjehen për një jetë më të mirë, dhe sapo vijnë në Britani detyrohen të punojnë ilegalisht për të paguar tarifat e larta të trafikantëve.

Në banesën ku ata ishin strehuar u gjetën 79 bimë kanabisi që sipas ekspertit të drogës mund të prodhonin nga 2,212 g dhe 6,636 g duke kapur një çmim shumicë prej 14,220 £, si dhe deri në 66,360 £ nëse shitej në rrugë.

Pasi dëgjoi palën mbrojtëse që tha se shqiptarët kishin vetëm pak kohë në Britani, madje nuk e flisnin mirë as gjuhën angleze, gjykata vendosi t’i dënojë me nga 26 muaj heqje lirie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese