Hapësire reklamuese

Politikë

Mbyllet me tensione procesi i votimit në Fier, një person kanos me sëpatë komisionerët në qendrën e votimit

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet me tensione procesi i votimit në Fier, një person kanos me

Një incident është regjistruar pas përfundimit të procesit të votimit në Libofsh të Fierit.

Mësohet se pas mbylljes së votimit, një person ende i paidentifikuar ka shkuar me sëpatë në dorë duke kërcënuar komisionerët, të cilët kanë mbyllur dyert.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat policore të Fierit, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar uniformat blu.

Në orën 7:00  përfundoi orari zyrtar i votimit në zgjedhjet parlamentare të 2021. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë relativisht e lartë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.