Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ, por përfaqësaesit e partive politike nuk kanë arritur të gjejnë dakordësinë për fletën e votimit.
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi paraqiti 3 variante të fletës së votimit, por më pas e tërhoqi propozimin e tij, duke kërkuar 24 orë kohë për të paraqitur aktin përfundimtar të fletës së votimit.
Në mbledhje ka patur debate të forta mes përfaqësuesve të PArtisë Socialiste dhe asaj Demokratike, pasi përfaqësuesi i Ps Eridian Salianji tha që fletën e votimit duhet ta vendosë Celibashi, ndërkohë që Helga Vukaj e Pd e kundërshtoi, duke thënë se kjo është kompetencë e Komisionit Rregullator.
Ditën e nesërme pritet që ky problem të marrë fund dhe të përcaktohet fleta e votimit që do të votojnë qytetarët shqiptarë në 25 prill.
Mbyllet mbledhja e Komisionit Rregullator, nuk ka dakordësi mes palëve për miratimin e fletës së votimit, vendimi merret ditën e nesërme
