Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbyllet Kapshtica pas plotësimit të kuotës ditore, krijohet rradhë e gjatë emigrantësh, policia jep njoftim të rëndësishëm

Shkruar nga Newsbomb
Nga Kapshticva

Pika kufitare Kapshticë ka mbyllur punën për ditën e sotme pasi është plotësuar kuota ditore e kalimit të 300 emigrantëve.

Pavarësisht kësaj, në pikën kufitare është krijuar radhë e gjatë emigrantësh shqiptarë dhe mjetesh në pritje të kalojnë drejt shtetit helen.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë vjen me një njoftim të rëndësishëm, ku u bën thirrje qytetarëve të mos grumbullohen pasi nga ana e policisë greke është pezulluar puna, e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme”, thuhet në njoftim.

Kuota ditore është plotësuar rreth orës 07:40 të mëngjesit dhe kjo ka ndodhur për shkak se ditën e djeshme ka pasur një fluks të lartë të emigrantëve në pritje për të kaluar.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/mbyllet-dogana-ne-kapshtice-plotesohet-kuota-e-kalimit-te-emigranteve-qe-ne-mengjes-218634

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll