Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Mbyllet java e 27 e Superiores, luftë e fortë mes 4 ekipesh për titullin kampion, Tirana humb shansin e artë në Korçë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e 27 me ndeshjen Partizani-Bylis, e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Vendasit fituan me rezultatin e pastër 3-0, duke mos e vënë për asnjë minutë në dyshim fitoren.

Ndërkohë 4 ndeshjet e tjera u luajtën ditën e djeshme, ku Teuta kryesuese fitoi 0-2 në Fier me Apoloninë vendase. Kryendeshja e kësaj jave u luajt në Laç, ku vendasit dhe Vllaznia mike ndanë nga një pikë në barazimin 0-0.

Kampionët në fuqi të Tiranës humbën një mundësi të artë për t’u afruar me kreun e klasifikimit, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 me Skënderbeun në Korçë. Fitore bindëse 0-3 për Kukësin në fushën e Kastriotit, me verilindorët që me këtë fitore hedhin pas krahëve krizën pas disa rezultateve zhgënjyese.

Renditja kryesohet nga Teuta me 49 pikë, ndërsa ndjekin Vllaznia dhe Partizani me 47 pikë, Laçi me 45 dhe Tirana 42. Në fund të klasifikimit qëndron Apolonia me 17 pikë, ndërkohë që një luftë e fortë pritet të zhvillohet për mbijetesë, ku Bylis dhe Skënderbeu ndahen me vetëm 3 pikë.

Renditja:

Screenshot 4 24
spot_img

Më shumë

spot_img