Tirana
few clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
56 %
4.6kmh
20 %
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Mbyllen vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve në Fier, Subashi: Nga nesër mbetjet i transportojmë në incenerator

spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë mbyllur të gjitha vatrat e zjarrit në fushën e vjetër të mbetjeve në Fier, tymi i të cilave “pushtoi” qytetin e Fierit për ditë me radhë.

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi në një deklaratë për mediat tha se nga dita e nesërme nuk do të ketë më depozitim mbetjesh në atë fushë, por mbetjet do t’i kalojnë inceneratorit.

“Dua t’ju komunikoj sot është lajmi që përfundimisht zjarri në të gjithë fushën e mbetjeve këtu është vënë n ë kontroll të plotë. Nuk ka më as tym asgjë. Është një punë shumë voluminoze që është bërë në të gjithë këto ditë. E gjithë fusha është kapsuluar dhe nuk përbën më asnjë rrezik për ndezje të vatrave të zjarrit.

Ne nuk do ta ndërpresim punën dhe do ta vijojmë me mbulimin e saj me dhe deri në atë lartësi që është e nevojshme. Pas kësaj faze do të vazhdojmë në tetor me mbjelljen e 5000-7000 pemëve në të gjithë këtë fushë.

Këtu përfundimisht nuk do të depozitohen më mbetje. Kemi biseduar këto edhe me koncesionarin dhe kemi rënë dakord që nga nesër pasdite të gjitha mbetjet që krijohen në Bashkinë e Fierit do të shkojnë në incenerator. Vjeshta do të jetë edhe periudha kur e gjithë kjo fushë do të pyllëzohet dhe gradualisht do të kthejmë nga një gangrenë në një park të vogël. Do të jetë një kujtim i hidhur”, tha Subashi.

Më shumë


spot_img









spot_img