Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

MBYLLEN të gjitha SHKOLLAT në Shqipëri, ministrja Kushi: Mësimi do të zhvillohet vetëm online

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6dcedd9dc1384b1958f395188453a797

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se të gjitha shkollat në vendin tonë do të qëndrojnë të mbyllura për javën e ardhshme.

Ajo tha se mësimi do të zhvillohet online, ndërsa ky vendim vjen pas parashikimit të IGJEUM se vendi ynë do të përfshihet nga një mot i ftohtë me reshje të shumta shiu dhe dëbore.

“Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi”, u shrpeh Kushi.

Më shumë

spot_img
spot_img