Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbyllen lokalet në të gjithë vendin, Rama jep njoftimin për kompanitë prodhuese: Siguroni autobusët e transportit dhe i akreditoni

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër vendim pas mbylljes së bareve dhe ambienteve të tjera ku kishte grumbullim njerëzish në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, duke urdhëruar mbylljen e këtyre ambienteve në të gjithë Shqipërinë.

Rama ka njoftuar edhe kompanitë prodhuese që të sigurojnë transportin e punonjësve dhe të bëjnë akreditimin e tyre në adresën [email protected].

Gjithashtu kompanitë duhet të sigurojnë standartet e sigurisë kundër përhapjes së epidemisë në ambientet e tyre e punës.

Rama ka përsëritur edhe ndëshkimet që do të marrin shoferët që qarkullojnë me mjete private, pas urdhrit për të mos lejuar qarkullimin nga ora 06:00 e ditë së djeshme deri të dielën në mesnatë.

"Të gjitha kompanitë prodhuese duhet të sigurojnë autobusët e transportit të punonjësve dhe akreditimin e tyre (si edhe akreditimin e automjeteve private të personelit) në adresën:

[email protected]

dhe për çdo sqarim të nevojshëm mbi procedurën, duhet të telefonojnë policinë e shtetit në numrat:

0694122223

0699122224

Të gjitha kompanitë duhet të sigurojnë standartet e sigurisë kundër përhapjes së epidemisë në mjediset e tyre të punës. në të kundërt do të përballen me sanksione të rënda

 Nga nesër në 06.00 të mëngjesit lokalet dhe mjediset e tjera të mbyllura fillimisht në qarqet tr/dr dhe sot në qarqet shkodër, lezhë, elbasan, fier dhe vlorë, do të mbyllen në të gjithë shqipërinë

 Lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit!

 FRIKË ASPAK, KUJDES PO", shkruan Rama në statusin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll