Hapësire reklamuese

Showbiz

“Mbylle mor trap", plas sherri live për Ronela Hajatin! Ardit Çuni debaton me Robert Aliajn dhe ikën nga emisioni

Shkruar nga Newsbomb
“Mbylle mor trap", plas sherri live për Ronela Hajatin! Ardit

Artisti Robert Aliaj dhe këngëtari Ardit Çuni, kanë debatuar mbrëmjen e sotme për paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision 2022, me këngëtaren Ronela Hajati. Debati mes të dyve kaloi dhe në fyerje personale.

Roberti e quajti muzikën tallava një zhaner ordiner, duke provokuar kështu një reagim nga Ardit Çuni, i cili tha se ai mbyllte televizorin kur dilte Aliaj. Më pas, Arditi tha se u ndje i fyer dhe u largua.

Aliaj: Pse jo tallava? Është sikur të krahasosh tallavanë që në vetvete është zhanër rrugësh. Muzika ka nivelet e veta si letërsia, si çdo fenomen social dhe politik, me klasa sociale. Është klasa më e ulët sociale. Në zhanerin e muzikës është ajo më ordinere.

Nuk kap asnjë vlerë, por merr vlerë kur je i pamend ose i pa edukuar. Ndaj po çuditem, si djemtë dhe vajza të reja të kenë kaq pak formim që t’i duket tallavaja e drejtë.

Çuni: Kam aq nivel sa të mbyll televizionin kur del në TV, dhe të ndaloj familjarët të të shohin.

Aliaj: Po mbylle mër ti, mor trap. Po bën debat të ulët.

Çuni: Të thuash që nuk ke nivel, është… Unë po tregoj një të vërtetë që ndodh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll