Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Mbushi tokën pranë shtëpisë me drogë, arrestohet 57 vjeçari në Roskovec (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 57 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Në pranga ka rënë shtetasi Bujar Goriçani, sepse në tokën pranë shtëpisë së tij në fshatin Ngjeqar, Roskovec, janë kosntatuar fidanë hashashi.

Po ashtu është arrestuar një 49 vjeçar, i i dentifikuar si Isidor Bano, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” është kapur nga Policisa Rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit, Roskovec

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në bahçen pranë banesës së tij në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

*

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, banues në Lushnje, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Më shumë

spot_img
spot_img