Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mbushi armën dhe ia drejtoi efektivëve, kush është fieraku që bëri të zbarkonte “gjithë Policia” në fshatin Gjorgoz (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Fieri, ku një person ka mbetur i plagosur nga efektivët e policisë për shkak se tentoi të qëllojë me kallashnikov drejt tyre. Newsbomb.al mëson se i plagosur ka mbetur 29-vjeçari Greseld Shpataraku.

Ky i fundit sipas policisë po ruante një sasi të mbjellash me kanabis, dhe në momentin që ka ndërhyrë policia, ai ka pasur një kallash në dorë. Policia i ka bërë thirrje që të hedh armën dhe të ndalojë, por ai i ka kundërshtuar, madje ka mbushur armën dhe ua ka drejtuar efektivëve të policisë. Në ato momente efektivët hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të plagosur.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë e cila mund të përfundonte me viktima, forca të shumta të policisë së rendit, repartit Shqiponja dhe FNSH ndodhen në vendin ku u gjet lënda narkotike e mbjellë në kubik. Efektivët po bëjnë krehjen e zonës, ndërsa në terren ndodhen dhe krerë të  drejtorisë së Policisë së Fierit.

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit po kryejnë hetimin për grupin që zhvillonte kontrollin rutinë ne territor, i cili zbuloi dhe lëndën narkotike të mbjellë në kubik për të parë edhe dinamikën e ngjarjes. 29-vjeçari aktualisht ndodhet në reanimacionin e spitalit të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, grupi i kontrollit të territorit, i përbërë nga punonjës të Policisë të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier, ka konstatuar një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov. Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje 29-vjçarit Greseld Shpatarakut që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img