Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Mbushet spitali/ Shkon në 170 numri i të helmuarve, deputetja demokrate niset me urgjencë drejt Krujës

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rritet bilanci i pacientëve me shenja helmimi në spitalin e Krujës. Aktualisht 170 qytetarë janë paraqitur në Urgjencë me thuajse të njëjtat simptoma, të cilët po marrin trajtimin e duhur mjekësor, pasi dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Situata është shqetësuese përsa i përket numrit të shtretërve, të cilët janë ezauruar nga fluksi i qytetarëve. Ndërsa Inspektoriati i Shëndetit Publik ka marrë mostrat e ujit t’i analizuar dhe për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të tyre.

Ndërkohë mësohet se deputetja demokrate Merita Bakiu është nisur për në spitalin e Krujës për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të qytetarëve.

Sipas PD, së fundmi, atje është bërë një përurim elektoral në ujësjellës dhe uji ka ardhur i ndotur vazhdimisht.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img