Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbushën Skraparin me kanabis, SPAK kërkon 122 vite burg për 22 të ndaluarit, mes tyre zyrtarë e ish-policë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Mbushën Skraparin me kanabis, SPAK kërkon 122 vite burg për 22

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar plot 122 vite burg për 22 të ndaluarit, e akuzuar për bashkëpunim në kultivimin e parcelave të mëdha me kanabis në Skrapar.

Hetimet e nisura në vitin 2020 zbuluan se ish-zrytarë në këtë zonë, në bashkëpunim me ish-efektivë të policisë favorizuan dhe lejuan autorët të kultivonin kanabis në disa parcela.

Në dosje thuhet se me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autorët që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.

Më konkretisht, pretencat për të pandehurit janë:

15 vite burg për Arben Leklin

10 vite burg për Sefedin Dokaj

2 vite burg për Alben Bendon

12 vite burg për Fatjon Beshirin

10 vite burg Anxhela Beshiri

6 vite burg për Esmeraldi Kaposhi

6 vite burg për Selfo Kaposhin

6 vite burg për Zylyftar Zhurda

6 vite burg për Ilia Ballo

6 vite burg për Olger Dusho

6 vite burg për Elson Dusho

6 vite burg për Teki Dusho

5 vite burg për Fuat Dusho

1 vit burg për Enver Mucaj

6 vite burg për Altin Sulën

6 vite burg për Redian Shimi

5 vite burg për Ilir Shimin

2 vite burg për Astrit Duro

2 vite burg për Bardhyl Çelën

2 vite burg për Edmond Zotkaj

2 vite burg për Fatos Lamaj

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll