Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mbushën pyllin e fshatit me kanabis, Policia arreston 3 persona në Sarandë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Sarandës pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Shtetasit me iniciale A.K, 53 vjeç dhe I. Xh., të dy banues në Delvinë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin mbollën kanabis në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Sarandë dhe të Stacionit Livadhja, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Leshnicë, Finiq.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. K., 53 vjeç dhe I. Xh., vjeç, banues të dy në Delvinë.

Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img