Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
2 %
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
8 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Mbushën me drogë fshatin në Dibër, Gjykata lë në burg 14 të arrestuarit e dy fiseve Koleci e Gjeçuka

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Matit ka lënë sot në burg 14 të arrestuarit e dy fiseve Koleci e Gjeçuka, të cilët u arrestuan dy ditë më parë për disa raste të kultivimit të drogës në fshatin Lam i Madh. Masat e sigurisë “Arrest në burg” janë dhënë për të gjithë të arrestuarit, ndërsa Baftjar Gjeçuka është shpallur në kërkim.

Ky grup u shkatërrua pas dy vitesh hetime dhe kishte vepruar gjatë viteve 2019-2021.

Kryeplaku i fshatit, Gëzim Koleci drejtonte këtë grup kriminal, ndërsa dy djemtë e tij Vilson dhe Gestjan Koleci, merreshin me shpërndarjen e hashashit, shkruan neësbomb.al. Në disa episode, në zonën e Lamit të Madh në Dibër janë shkatërruar parcela me kanabis.

Janë arrestuar nga Policia e Dibrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, shtetasit e mëposhtëm, të cilët janë lënë sot në burg:

  1. Gëzim Koleci,
  2. Mehmet Koleci,
  3. Idajet Koleci,
  4. Albert Koleci,
  5. Vilson Koleci,
  6. Gestjan Koleci,
  7. Lezan Koleci,
  8. Agim Koleci,
  9. Besmir Koleci,
  10. Afrim Aspepa,
  11. Fatjon Doda,
  12. Rasim Gjeçuka,
  13. Lezan Koleci,
  14. Gazmir Gjeçuka,
  15. Baftjar Gjeçuka – është shpallur  në kërkim.

Më shumë