Hapësire reklamuese


Aktualitet

Mbushën me drogë Barin dhe Pulian, SPAK dhe ANTIMAFIA lëshojnë 19 urdhër-arreste

Shkruar nga Newsbomb
Mbushën me drogë Barin dhe Pulian, SPAK dhe ANTIMAFIA

19 urdhër-arreste janë lëshuar nga autoritetet e drejtësisë italiane, pas një operacioni ku janë përfshirë SPAK, Antimafia italiane dhe Eurojust. Bëhet fjalë për hetimet e nisura 6 vite më parë, në bazë të megaoperacionit "Kulmi", që u zhvillua mes Shqipërisë dhe Italisë.

Bëhet fjalë për një grup trafikantësh shqiptarë dhe italianë që merreshin me dërgesa të mëdha të kokainës dhe hashashit nga vendi ynë, drejt provincave të Barit, Pulias dhe Bazilikatës.

Në goditjen e parë të këtij grupi, janë arrestuar 27 shtetas të të dy kombësive, të cilët akuzohen si bashkëpunëtor në trafikun e drogës. Gjatë operacionit të parë, u sekuestrua më shumë se 3.3 ton drogë përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.

Një pjesë e personave të arrestuar vite më parë, nga ky grup, janë dënuar me mesatarisht 11 vite burg në kuadër të operacionit të koduar "Kulmi".

Megjithatë, nga autoritetet shqiptare deri tani nuk ka njoftim, nëse urdhër-arrestet e lëshuara sot nga drejtësia italiane bëjnë fjalë për shtetas shqiptarë që jetojnë aktualisht në vendin tonë, apo janë shqiptarë rezident në Itali.

Në vitin 2021, Prokuroria e Posaçme dhe Antimafia italiane u sekuestrua drogë me vlerë 55 milionë euro dhe u prangosën 38 persona. Operacioni u quajt "SHPIRTI" dhe ishte vazhdim i operacioneve "SHEFI" dhe "KULMI".

Në kuader te Operacionit SHPIRTI, në lidhje me hetimet e bëra nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna te rendesishme ndaj 38 shtetasve shqiptar, pjesëtar të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjendje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Autoritetet Shqiptare dhe DIA, gjatë hetimeve të mëparëshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve SHEFI dhe KULMI në mars të vitit 2018 e në qërshor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese