Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Mbushën Matin me drogë, Gjykata jep 71 vite burg për 13 të arrestuarit e “Kepit të Vozajve”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Dibrës ka dënuar me 71.6 vite burg në total, 13 të arrestuarit e operacionit “Kepi i Vozajve”. Në janar të vitit 2022, Policia zhvilloi një operacion të madh pas informatave për kultivim droge në Dibër, ku ranë në pranga personat e mëposhtëm dhe u provuan disa raste kultivimi.

Gëzim Koleci, kryetar i fshatit Lam i Madh në Dibër dhe i cilësuar nga Policia si organizator i veprimtarisë kriminale, bashkë me persona të tjerë kanë kultivuar drogë në 5 episode, përgjatë periudhës kohore 2019 – 2021. Seanca maratonë e nisur të premten e kaluar është mbyllur pasditen e sotme me vendimin final, konkretisht:

  1. Gëzim Koleci, me 7 vite Vuan 4.8 vite burgim nga gjykimi shkurtuar
  2. Vilson Koleci, me 5.6 vite Vuan 3.8 vite burgim nga gjykimi shkurtuar
  3. Mehmet Koleci, me 6 vite – Vuan 4 vite burgim nga gjykimi shkurtuar
  4. Idajet Koleci, me 6 vite – Vuan 4 vite burgim nga gjykimi shkurtuar
  5. Gestjan Koleci, me 6 vite – Vuan  4 vite burgim nga gjykimi shkurtuar
  6. Albert Koleci, me 6 vite – Vuan 4 vite burgim nga gjykimi shkurtuar
  7. Lezan Riza Koleci, me 5 vite – Vuan 3.4 burgim nga gjykimi shkurtuar
  8. Lezan Dyle Koleci, me 5 vite – Vuan 5 vite burgim nga gjykimi shkurtuar
  9. Agim Koleci, me 5 vite – Vuan 3.4 vite burgim nga gjykimi shkurtuar
  10. Afrim Haspepa, me 5 vite – Vuan 3.4 vite burgim nga gjykimi shkurtuar
  11. Besmir Koleci, me 5 vite – Vuan 3.4 vite burgim nga gjykimi shkurtuar
  12. Rasim Xheçuka, me 5 vite – Vuan 5 vite kusht (për shkak të moshës)
  13. Gazmir Xheçuka, me 5 vite – Vuan 2 vite burgim nga gjykimi shkurtuar

Prokurori i çështjes Abaz Muça kërkoi nga gjykata dënimin me 73 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar që kishin kërkuar të akuzuarit, masa e dënimit për secilin është ulur me 1/3. Ata janë akuzuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të kryera në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

Pas operacionit, Policia tha se shtetasi Gëzim Koleci,  i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh ku nëpërmjet personave të lartëpërmendur, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore, organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj.

Më shumë




spot_img






spot_img