Hapësire reklamuese


Politikë

Mbushën Kuvendin me tym, PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të opozitës

Shkruar nga Newsbomb
Mbushën Kuvendin me tym, PS kërkon përjashtimin e 3

Pas tensioneve të krijuara ditën e djeshme në seancën plenare Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për disa prej deputetët e opozitës.

Burime për mediat bëjnë medije se mazhoranca në kërkesën që i kanë drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, kanë kërkuar që të merren masë disiplinore ndaj deputetes, Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lidndita Metaliaj.

Grupi parlamentar i PS ka kërkuar mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën që të përcaktojnë se cila është masa disiplinore që duhet marrë në këtë rast.

“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Një “deja vu” të seancave të kaluara, pamë dhe gjatë seancës së 9 nëntorit në Kuvend. Ashtu si dhe deputetët e opozitës kishin njoftuar më herët, edhe dje seanca u zhvillua mes trazirave dhe rrëmujës që deputetët demokratë krijuan.

Fillimisht opozitarët mbërritën në Kuvend ku grumbulluan karriget dhe i vendosën pirg përpara foltores. Më pas nxorën tymueset, të cilat kishin arritur t’ i fusnin në sallën e Parlamentit përmes çantave të deputeteve demokrate.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese