Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Mbushën Frashërin e Naimit me drogë, arrestohet kryeplaku i Përmetit, pezulluhet dhe shefi i Policisë (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeplaku i fshatit Frashër në Përmet është arrestuar nga Policia pas një aksioni të zhvilluar dje nga SHÇBA në këtë zonë. Në pranga ka rënë Klodjan Mustafa, 43 vjeç, kryeplak i fshtatir Frashër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me inspektorë të Policisë nuk ka raportuar për parecelat me drogë.

Ndërkohë, në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” janë lënë dy policët Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj, me detyrë SPZ në zonën e Frashërit. Po në këtë masë sigurie është lënë nga Prokuroria e Përmetit dhe inspektori i Zonave të Mbrojtura Joan Allamani.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Drejtorinë e Vlorës, ka sinjalizuar për këtë aktivitet të paligjshëm ku ishin përfshirë dhe punonjës Policie. Mesa duket Frashëri i Naimit, Abdylit dhe Samiut i ka ikur rrugës së dijes dhe asaj që lanë pas tre vëllezërit, si përfaqësues më të shquar të Rilindjes Kombëtare, duke i kthyer sytë nga droga.

Dje është pezullyuar nga detyra deri në sqarimin e ngjarjes shefi i Komisariatit të Përmetit Petrit Gjokaza, dhe në vend të tij është komanduar Vilson Dine, shefi aktual i Policise Kriminale në Përmet.

Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” mbahet ish-shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img