Një grup studentësh i kanë bërë rezistencë të ftohtit dhe kanë kaluar natën përpara Kryeministrisë.
Siç shihen nga fotot ata janë mbuluar me batanije, ndërsa kanë qendruar aty duke i bërë kështu rezistencë temperaturave të ulëta gjatë natës.
Para Kryeministrisë ka gjithashtu prani të forcave të policisë.
Kujtojmë se studentët kanë paralajmëruar sot përshkallëzim të protestave të tyre, pasi kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar, ndërsa afati që i vendosën qeverisë përfundoi dje në orën 16:00.