Tirana
broken clouds
12 ° C
12 °
12 °
82 %
1kmh
75 %
Mar
14 °
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
9 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

‘Mbroni vendin e punës, mos e çoni votën në drejtimin e paditur’, Basha i përgjigjet Ramës: Ke kryer vepër penale, i ke kërcënuar me vendin e punës!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama sot pasdite zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e Bujqësisë, njëkohësisht drejtuese politike në Durrës, Milva Ekonomin, teksa ishte duke udhëtuar me makinë.

Ekonomi i tha Ramës se të rinjtë në Durrës janë shumë entuziaztë, sidomos ata që janë punësuar mësues dhe infermierë, nëpërmjet portalit. Ndërkohë Rama i tha se duhet të jenë entuziaztë, por edhe duhet të mbrojnë vendin e punës që e kanë fituar me meritë, duke mos e dhënë votën për opozitën, me pretekstin se nëse vijnë ata në pushtet, të heqin nga puna edhe nëse ke fituar me meritë.

Basha e ka marrë këtë deklaratë të Ramës si një kërcënim me vendin e punës për infermierët, duke deklaruar se Rama ka kryer një vepër penale.

“Ndërkohë që ju po lexoni pyetjet gjatë apo po merreshit me ato që keni përpara, unë po shikoja celularin. Më kishin çuar një lajm, që përsëriste një dezhavu të 2017. Është bërë kaq qesharak kundërshtari politik, tani ka filluar edhe inskenon biseda gjoja me drejtuesit politikë që ka në qarqe dhe sapo ka kryer një vepër penale. Në një shtet normal, Prokurori i Përgjithshëm, Prokuroria duhet ta merrte të pandehur, duhet ta kishin marrë të pandehur. Ky është një mentalitet, kjo është një kulturë e një njeriu i cili ka përqendruar pushtetin dhe ka sjellë këtë fatkeqësi. Ky është përgjegjësi për gjendjen. Tani ka bërë të njëjtën gjë  ka thënë infermierët dhe mësuesit o të votojnë për Partinë Socialiste ose përndryshe të hiqen nga puna. Pra në subkoshiencën e tij ai mbetet babloku i Dibrës, mirëpo kësaj radhe nuk funksionon më. Sepse u bënë 8 vite, sepse tepsia që e morri të gjithën për vete, timoni që e morri të gjithën për vete, tregoi qartë që ky njeri e çoi Shqipërinë drejt humnerës dhe që Shqipëria ka nevojë për ndryshim”, tha Basha.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img