Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbrojtja, Koçi: Lehtësi për shtëpi për ish-ushtarakët nga infrastruktura e FA

Shkruar nga Newsbomb

Në historinë e Ushtrisë Shqiptare ministrja Kodheli është ministre e parë femër. Mendoni se ja ka dalë?

Ministrja Kodheli është një udhëheqëse e zonja e politikës së mbrojtjes së qeverisë. Ajo administron jo vetëm me pasion, por me shumë aftësi këtë dikaster që u ka takuar ta drejtojnë vetëm burra më parë. Mendoj se ia ka dalë dhe ndryshimet me të kaluarën janë të dukshme. Ministria dhe FA po dalin nga gropa në të cilën e kishin katandisur. Nuk besoj se ka patur tjetër Ministër Mbrojtjeje që të ketë punuar me kaq energjizëm sa zonja Kodheli.

Si janë marrëdheniet me Presidentin, pas përplasjeve të fundit?

  

Nuk është në politikën e lidershipit të Ministrisë, përplasja me Presidentin. Zbatimi i Kushtetutës dhe i ligjit shmang çdo gjasë për përplasje. Presidenti duhet që pavarësisht si dhe nga kush është zgjedhur të luajë një rol vetëm kushtetues dhe të bashkëpunojë me qeverinë. Përplasja nuk është në dobi të shëndetit të marrëdhënieve institucionale dhe politikave shtetërore të sigurisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese