Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mbrojtja kibernetike, Balluku takon gjeneralin amerikan: I gatshëm për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Mbrojtja kibernetike, Balluku takon gjeneralin amerikan: I gatshëm për

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është takuar sot me gjeneralin amerikane James Logan Jr, kompania e të cilit do të mbrojë të dhënat sensitive të shqiptarëve.

Balluku shprehet se Jones, i cili është përfaqësuesi më i lartë i kompanisë “Jones Group International”, është i gatshëm të punojë me qeverinë shqiptare për mbrojtjen kibernetike.

Bashkëpunimi me “Jones Group” është njoftuar që vitin e kaluar, pas skandalit të publikimit të të dhënave sensitive të qindra-mijëra shqiptarëve, njohur dhe si databaza e patronazhistëve.

“Sot takova James Logan Jones Jr, Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, Komandant i Trupave të Marinsave, Komandant i Komandës Europiane të SHBA-ve, Komandant Suprem i Aleatëve në Europë dhe përfaqësuesi më i lartë i “Jones Group International”, i cili ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare për mbrojtjen kibernetike, si një nga kompanitë me eksperiencën më të madhe në SHBA dhe Europë”, shprehet Balluku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll