Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Mbrojti shtëpinë e saj te ‘Petro Nini’, pezullohet nga detyra efektivja e Shqiponjave

Lajme të ngjashëm

Pezullohet nga detyra efektivja e forcave Shqiponja, Blerta Dervishi e cila është banore në banesën  pranë shkollës ‘Petro Nini’.

Urdhëri për pezullimin nga detyra është komunikuar gojarisht nga eprori.

Mësohet se motivacioni për pezullimin nga detyra është ‘pengimi i policisë në kryerjen e detyrës’.

Blerta Dervishi ishte punonjëse e policisë pranë Repartit “Shqiponja” në Policinë e Tiranës. Ajo banon bashkë me 14 persona të tjerë në ndërtesën tek ‘Petro Nini’, ndërsa ditën e djeshme, përmbarimi shkoi  për t’i nxjerrë jashtë, pasi tokës ku është ndërtuar banesa i ka dalë pronari. Thuhet se ka vendim gjykate të formës së prerë, të cilin përmbaruesit shkuan ta ekzekutojnë një ditë pasi njoftuan familjarët të lirojnë banesën.

Efektivja e Shqiponjave dhe banorët e tjerë nuk pranuan të dalin nga banesa duke shkaktuar përplasje të forta me përmbaruesit. 

53649954_836733926672240_404540478529208320_n.jpg

 

Më shumë