Hapësire reklamuese

Bota

“Mbreti ra nga froni, s’është më i paprekshëm”, reagon ylli i filmave porno pas padisë ndaj Trump

Shkruar nga Newsbomb
“Mbreti ra nga froni, s’është më i

Ylli i pornografisë, Stormy Daniels ka dhënë intervistën e saj të parë pas aktakuzës ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Ajo tha se dëshiron që "ish presidenti të jetë i përgjegjshëm" por nga ana tjetër ajo nuk mendon se ai duhet të shkojë në burg për akuzat e saja.

“Unë nuk mendoj se krimet e tij kundër meje meritojnë burg. Unë mendoj se gjërat e tjera për të cilat ai akuzohet, nëse shpallet fajtor, ai mund të shkojë në burg”, tha 44 vjeçarja në intervistë.

Kur u pyet nga gazetarja Morgan se si ndihej kur pa Trump të dilte në gjykatë, Daniels tha se ishte "e tronditur" pasi "mendonte se ai do të ikte pa u mbajtur përgjegjës".

“Mbreti është rrëzuar nga froni,  ai nuk është më i paprekshëm. Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, nuk ka rëndësi se çfarë pune bëni, edhe nëse jeni president ​​duhet të jeni përgjegjës për veprimet tuaja.”- u shpreh Daniels.

Daniels tha gjithashtu se nëse thirrej për të dëshmuar ajo "do ta priste me padurim".

“Mendoj se thirrja dhe vendosja në dosje legjitimon historinë time dhe atë se kush jam. Dhe nëse nuk e bëjnë, është pothuajse sikur po më fshehin mua”,  shtoia ajo.  Të martën ish-presidenti amerikan Donald Trump u përball me akuza penale në një gjyq paraprak në Manhttan, ku u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij.

Sondazh

Poll