Pas diagnostikimit me kancer të mbretit Charles III, Princ William do të marrë përsipër detyrat publike mbretërore.
Trashëgimtari i fronit britanik, Princi William ka marrë përsipër që të kryej të gjitha detyrat publike të cilat më parë i kryente babai i tij, Charles III. Ai është i detyruar të kthehet në kryerjen e detyrave publike më herët se sa ishte planifikuar.
Detyrat zyrtare të monarkut përfshijnë nënshkrimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti.
Sipas orarit të trashëgimtarit, ai ishte i pranishëm burrë shteti me uniformën e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në një ceremoni çmimesh në Kështjellën Windsor këtë pasdite gjithashtu William do të kthehet në kryeqytetin britanik po këtë të mërkurë për të marrë pjesë në një gala vjetore për mbledhjen e fondeve.
Princ William ne detyrat mbreterore
Detyrat mbretërore do ja pamundësojnë Princit që të qëndrojë pranë Princeshën Kate të Uellsit e cila iu nënshtrua një operacioni disa ditë më parë. Burime nga pallati mbretëror thanë se Princ William synonte të bënte një “pushim” të shkurtër për t’u kujdesur për gruan e tij, Princeshën Kate të Uellsit.
Pas lajmit të hidhur edhe Princi Harry vendosi të kthehet për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar për të parë gjendjen e babait të tij.
Princ Harry dhe Megan Markle i kanë kaluar vitet e fundit në SHBA me familjen e tij, pasi është distancuar nga familja mbretërore.
Princ Harry fotografohet në aeroportin e Londës
Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, zbuloi se ishte me kancer gjatë trajtimit që mori në spital pas zmadhimit të prostatës. Megjithatë, pallati nuk ka konfirmuar se çfarë lloj kanceri ka monarku 75-vjeçar. Sipas deklaratës së bërë nga Pallati Mbretëror, Mbreti ka nisur trajtimin mjekësor.
Po ashtu, siç thuhet në njoftim, se Charles mbetet optimist për trajtimin e sëmundjes së tij dhe mezi pret që t’u kthehet detyrave të tij sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nga ana tjetër Buckingham Palace tha më herët se mjekët kanë rekomanduar që mbreti të qëndrojë larg detyrave publike gjatë trajtimit të tij, megjithëse ai do të vazhdojë të kryejë punët shtetërore.