Mbreti Charles do t'i nënshtrohet një operacioni për një hiperplazi beninje të prostatës.
Lajmin e ka bërë me dije sot Buckingham Palace, ku u bë me dije se javën e ardhshme mbreti do i nënshtrohet operacionit.
“Ashtu si mijëra burra të tjerë çdo vit, mbreti kërkoi trajtim për një prostatë të zgjeruar. Ai do të shkojë në spital javën e ardhshme për një operacion. Detyrat e tij publike do të pezullohen për një periudhë të shkurtër rikuperimi”, thuhet në njoftim.
Megjithëse detajet në lidhje me shëndetin e mbretit Charles janë disi të pazakonta, burimet mbretërore thanë se ai dëshironte të ndante informacione rreth diagnozës së tij për të inkurajuar burra të tjerë që mund të kenë simptoma të testohen.
Ky lajm vjen, pasi pak më parë u zbulua se Princesha e Uellsit, Kate Middleton është në spital pas operacionit abdominal.