Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

Mbretëria e Bashkuar: Nuk është praktike të dërgohen avionë luftarakë në Ukrainë

Lajme të ngjashëm

Mbretëria e Bashkuar deklaroi sot se beson se “nuk është praktike” të dërgojë avionët e saj luftarakë në Ukrainë. Kjo sipas një zyrtari, pasi nevojiten muaj të tërë për të mësuar sesi fluturojnë avionët luftarakë.

“Avionët luftarakë janë jashtëzakonisht të sofistikuar dhe duhen muaj për të mësuar se si të fluturojnë”, tha zëdhënës i Doëning Street, duke shtuar se duke pasur parasysh këto kushte ata “besojnë se nuk është praktike të dërgohen ata avionë në Ukrainë”.

Këto deklarata vijnë pasi zyrtarët ukrainas vazhdojnë të bëjnë presion ndaj aleatëve të tyre perëndimorë për burime të tjera.

Zëdhënësi tha se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të vazhdojë të “diskutojë me aleatët tanë rreth asaj që ne mendojmë se cila është qasja e duhur” kur bëhet fjalë për të ndihmuar Ukrainën.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron tha ditën e djeshme se megjithëse Franca nuk kishte marrë asnjë kërkesë nga Ukraina për të dërguar avionë luftarakë, “asgjë nuk është e kufizuar në parim”.

Më shumë