Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mbretëresha Elisabeth II takohet me presidentin Joe Biden javën e ardhshme, detajet e takimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbretëresha Britanisë së Madhe, Elizabeth II do të takojë Presidentin e SHBA, Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden javën e ardhshme, ka njoftuar Pallati Buckingham.

Takimi do të zhvillohet në Kështjellën “Windsor” të dielën e 13 Qershorit që përkon me përfundimin e vizitës së Biden në Britani për samitin e G7, të liderëve nga ekonomitë më të mëdha në botë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden do të jetë presidenti i 12-të i SHBA-ve, që Mbretëresha takon si monarke e Britanisë.

Mbretëresha Elizabeth II u takua më herët me paraardhësin e tij Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump në Pallatin Buckingham në vitin 2019.

Madhështia e saj u takua për herë të parë me një president të SHBA, Harry S Truman, si Princesha Elizabeth në 1951.

Që nga ajo kohë Mbretëresha është takuar me të gjithë liderët e zgjedhur amerikanë gjatë 69 viteve të saj në fron, përveç Lyndon B Johnson.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img