Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë, pasi akuzohen për përdhunim e një vajze të mitur.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë një 22 dhe 32 vjeç shqiptar. Nga hetimet e kryera rezultoi se pas një nate të kaluar në një klub të njohur në Valdelsa, mes konsumimit të drogës dhe alkooli, duke përfituar nga gjendjen e dehur, shqiptarët kanë abuzuar sekusalisht me një vajzë të mitur brenda një makine.
Pasi e kanë përdhunuar shqiptarët e kanë shoqëruar të miturin pranë shtëpisë dhe është lënë aty në kushte të këqija psikofizike.
Pas denoncimit të vajzës në komisariatin e Poggibonsit, kanë nisur hetimet, të koordinuara nga prokurori publik në Gjykatën e Sienës, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve. Pas arrestimit, dy të huajt u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena.