Hapësire reklamuese

Rajoni

Mbrëmja në klub kthehet në makth, arrestohen dy shqiptarët që përdhunuan një vajzë të mitur në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Mbrëmja në klub kthehet në makth, arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë, pasi akuzohen për përdhunim e një vajze të mitur.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë një 22 dhe 32 vjeç shqiptar. Nga hetimet e kryera rezultoi se pas një nate të kaluar në një klub të njohur në Valdelsa, mes konsumimit të drogës dhe alkooli, duke përfituar nga gjendjen e dehur, shqiptarët kanë abuzuar sekusalisht me një vajzë të mitur brenda një makine.

Pasi e kanë përdhunuar shqiptarët e kanë shoqëruar të miturin pranë shtëpisë dhe është lënë aty në kushte të këqija psikofizike.

Pas denoncimit të vajzës në komisariatin e Poggibonsit, kanë nisur hetimet, të koordinuara nga prokurori publik në Gjykatën e Sienës, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve. Pas arrestimit, dy të huajt u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese