Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Mbrëmja gala te Opera, ambasadorët dhe ministrat me Ramën “pushtojnë” sallën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit mbrëmjen e djeshme është inaguruar me një program të pasur artistik. Pas pesë vitesh mbyllje për shkak të rikonstruksionit, nën sloganin “Rikonstruksioni – Hapja e TKOB” u mbajt eventi i inaugurimit i cili bëri bashkë përfaqësues të lartë të shtetit, trupit diplomatik dhe artistë të ndryshëm.

Për të qenë pjesë e ceremonisë të inagurimit atëhere do të duhej një ftesë nga organizatorët dhe jo një biletë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministra dhe ish-ministra  të kabinetit Rama ku mes tyre ndodhej Erion Braçe, Eduart Shalsi, Elisa Spiropali, Elva Margariti, Evis Kushi e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Mirela Kumbaro dhe shumë emra të tjerë nga rradhët e politikës. Së bashku me kolegët e tij socialist në këtë ceremoni ishte dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Një vëmendje të madhe tërhoqi dhe pjesëmarrja e ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i cili tashmë është i pranishëm në çdo event që organizohet në vendin tonë.

Në skenë u ngjitën dhe emra të mëdhenj të operistikës botërore si tenori Placido Domingo dhe sopranoja shqiptare Ermonela Jaho.

7 1 640x427 1

4 3 640x427 1

3 5 640x427 1
2 14 640x427 1
1 20 640x427 1
Capture 47
kk 1
Capture 48
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img