Hapësire reklamuese

Politikë

Mbrëmja gala e FSHF, i pranishëm kryeministri Rama dhe presidenti Begaj

Shkruar nga Newsbomb
Mbrëmja gala e FSHF, i pranishëm kryeministri Rama dhe presidenti

Kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe disa ministra do të jenë të pranishëm në mbrëmjen gala të Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2023”.

Rama është takuar me presidentin e FSHF, Armand Dukën dhe më pas është ulur krah presidenit Begaj.

Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2023” do të jetë momenti kulmor i një viti special ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

FSHF ka përgatitur gjithçka në detaje për një mbrëmje festive e pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani2024”. Do të ripërshkruhen edhe njëherë të gjitha momente magjike të këtij viti, me Shqipërinë që dominoi kundër çdo kundërshtari dhe si asnjëherë tjetër stadiumi ishte arena që bashkoi të gjithë shqiptarët anembanë vendit.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent votimi të udhëhequr nga FSHF e që ka nisur prej kohësh.

Fituesit do të shpallen gjatë mbrëmjes, ndërkohë që po ju njohim edhe me të nominuarit për çdo kategori. Për çmimin “Topi i Artë 2023” të nominuarit janë: Arinaldo Rrapaj, Florent Hasani dhe Bekim Balaj, ndërsa për “Topin e Artë 2023” për vajza finalistet janë: Valentina Troka, Ezmiralda Franja dhe Megi Doçi.

Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2023’ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit, ndërsa për çmimin “Trajneri i Vitit 2023” kandidaturat janë: Mirel Josa, Orges Shehi dhe Edlir Tetova.

“Talenti i Vitit 2023” do të shpallet njëri mes Ledjo Tresës, Ergis Arifit dhe Arlind Kurtit, tre prej lojtarëve të rinj që kanë spikatur këtë sezon.  Kurse për çmimin “Talentja e vitit 2023” janë në garë: Rosela Vasa, Klesta Ago dhe Klaudia Borci.

Për çmimin “Arbitri i Vitit 2023” tre të nominuarit janë Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti dhe Enea Jorgji. Në fund, do të zbulohet “Formacioni i Vitit 2023” me emrat e 11 lojtarëve më të dalluar përgjatë vitit për çdo pozicion, të cilët janë përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisionet sportive në vend.

Pas përfundimit të mbrëmjes gala në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, FSHF do të organizoj edhe një darkë në Pallatin e Brigadave ku do të ketë të ftuar special, personalitete të botës së futbollit, të ftuar Vip dhe shumë miqë dhe koleg të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese